Skip to content
Politikë

Spiropali përjashton Shehajn, ndërpritet seanca plenare

· 1 min lexim

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka replikuar me opozitën për çështjen e tatimit mbi të ardhurat, duke ironizuar deputetin Agron Shehaj, i cili në atë moment nuk ndodhej në sallë.

Pasi Shehaj u rikthye në seancë dhe kërkoi fjalën për replikë, Elisa Spiropali refuzoi t’ia jepte.

Pas një përplasjeje verbale, Shehaj bllokoi foltoren, ndërsa Spiropali vendosi ta përjashtonte atë nga seanca plenare.

Spiropali: Jeni i përjashtuar nga seanca zoti Shehaj. Çlironi foltoren dhe suksese.