Skip to content
Kryesore

SPAK zbarkon në Elbasan, kontrolle në disa biznese

· 1 min lexim

Me urdhër të SPAK, në Elbasan po zhvillohet një operacion nga agjentët e BKH-së në disa biznese, kryesisht në fushën e ndërtimit, por jo vetëm.

Operacioni ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe vazhdon ende. Agjentët po kontrollojnë ambientet dhe zyrat e disa bizneseve të njohura, ku janë sekuestruar pajisje, dosje dhe aparate telefonike të punonjësve.

Ky operacion është pjesë e një hetimi nga SPAK lidhur me korrupsionin në tenderat e dhënë nga Bashkitë e Qarkut Elbasan.

Raportohet se disa kompani që kanë përfituar tendera dyshohen se nuk kanë ndjekur procedurat ligjore.