Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka shpallur ditën e sotme moskompetencë për dosjen “339” ndaj 21 komisionarëve të Durrësit, për krim zgjedhor.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë jashtë kompetencës çështjen për shkak të mungesës së akuzës për “grup të strukturuar”. Në këtë mënyrë dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që për 21 komisonerët vijon të jetë në fuqi masa e dhënë më para nga Gjykata e Durrësit.
Gjykata ka lënë në fuqi masat për 21 komisionerët, “10 arrest në burg”, 7 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.Ndërkohë kujtojmë se janë vetëm 19 komisionerë, pasi 2 prej tyre kanë ndërruar jetë, dhe ata do i kalojnë prokurorisë Durrës.