Procesi i votimeve për zgjedhjet në universitet kanë përfunduar e bashkë me to edhe numërimi i votave. Mësohet se pedagogu i drejtësisë Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës.
Hoxha ka siguruar 54% të votave të petagogëve dhe studentëve, ndërkohë ka siguruar 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, ndërsa kundërshtarët e tij Prof.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë ka siguruar 122 vota, ndërsa nga Fakulteti I Shkencave të Natyrës Mimoza Hazifi, ka siguruar 176 vota.
Kujtojmë që personeli akademik dhe studentët i janë drejtuar kutive të votimit në 12 universitete publike për të zgjedhur rektorët, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.
Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të pazakontë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi dhe mungesës së madhe të votuesve.