Skip to content
Të Gjitha

SPAK nis zyrtarisht punën. Ja dosja e parë që u kaloj në shqyrtim

· 1 min lexim

Pasi ka marrë dritën jeshile SPAK ka nisur zyrtarisht punën.

Menjëherë pas betimit është zhvilluar edhe seanca e parë e kësaj strukture për Reshat Rradhimën.

Rradhima është arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe është një ndër 300 dosjet që i ka kaluar SPAK-ut nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në krye të këtij institucioni është vënë Arben Kraja.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit për zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë dhe ato të krimit të organizuar.