Skip to content
Të Gjitha

Sot jepet vendimi për ish-ministrin, Tahiri shfaqet i buzëqeshur në Gjykatë: Kështu e hanë të gjithë!

· 2 min lexim

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për çështjen e Saimir Tahirit, e shtyrë që prej datës 11 Qershor.

Në këtë datë ish-ministri paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Ai do të jetë i pranishëm në Gjykatë, bashkë me avokatin e tij Maks Haxhia.

Kujtojmë se në një seancë maratonë, vitin e kaluar, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkon 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Ditën e sotme Tahiri është shfaqur i buzëqeshur ku madje nuk i ka kursyer as batutat me një nga operatorët që po e filmonte.

Ky i fundit ishte duke humbur ekuilibrin.

Në videon e publikuar nga “Balkanweb”, operatori dëgjohet të thotë se ka ekuilibra, e ndërsa Tahiri i është përgjigjur me humor, duke u shprehur se “kështu e hanë të gjithë”.

Kujtojmë këtu se Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn dhe vëllezërit e tij për trafikun e drogës.