Skip to content
Të Gjitha

Solidariteti me të prekurit nga tërmeti, TAP dhuron njësi banimi të lëvizshme

· 1 min lexim

Solidaritetit me të prekurit nga tërmeti i është bashkuar edhe Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP).

Mësohet se ditën e djeshme ka përfunduar edhe instalimi i njësive të lëvizshme të banimit, për familjet e prekura nga tërmeti.

Njësitë e banimit i janë dorëzuar Njësisë Administrative të Manzës, pas konsultimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Emergjencat Civile.

Njësitë e lëvizshme të banimit kanë një sipërfaqje mbi 30 metra katrorë dhe janë të projektuara për të përballuar kushte e motit në dimër.

Brenda janë të mobiluara, të pajisura me tualete të brendshme dhe kondicionerë.

Familjet në nevojë mund të strehohen menjëherë në këto njësi banimi.