“S’keni guxim të përballeni me kërcënimet e shejtanit në pushtet, bravo i qoftë Edverit që ju mbylli derën e xhamisë për Bajram”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati Altin Goxhaj është një nga aktivistët e flaktë që ka mbrojur kauzën për të mos shembur Teatrin Kombëtar, duke marrë pjesë në të gjitha protestat e organizuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Goxhaj së fundi ka publikuar një status në rrjetin e tij social Facebook, ku kritikon dhe fyen rëndë besimtarët praktikantë muslimanë që nuk protestojnë kundër Ramës.

Ky i fundit nuk ka lejuar faljen e besimtarëve në xhami për ditën e nesërme që është edhe festa e Fiter Bajramit.

Sipas Goxhaj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për 30 vite me radhë, ndaj edhe avokati i quan të pazotë besimtarët, dhe sipas tij nuk e meritojnë faljen e Zotit.

Postimi i plotë i avokatit Goxhaj:

“PËR ATA QË PRETENDOJNË SE JANË BESIMTARË PRAKTIKANTË MUSLIMANË:

JU NUK JENI MUSLIMANË POR SKLLEVËR DHE SERVILË QË NUK E MERITONI ZOTIN QË PRETENDONI SE ADHURONI!

Tani që të jemi të sinqertë dhe të mos i mbesë hatri kurrkujt sdms miqve të mi musliman: BRAVO I QOFTË EDVERIT QË JU MBYLLI SOT DERËN E XHAMIVE SI ENVERI PËR TË MOS FESTUAR PËR HERË TË PARË FITER BAJRAMIN KËTË TË DJELË PAS 30 VJETËSH!

Përderisa juve ju janë tharë duart dhe këmbët, nuk e meritoni dhe Zoti i Madh nuk ka nevojë për adhurimin Tuaj dhe ju nuk e meritoni faljen e Tij!

Kur nuk jeni të zotët e vetes dhe nuk i merrni me hu plehrat që ju drejtojnë Komunitetin duke u sjellë si shërbëtorë të EDvErit dhe jo të Zotit, kurrë mos ju lënshin të faleni dhe festoni!

Zoti do dhe kujdeset për njerëzit e lirë që u ka fal mëndje dhe zemër! Ns jeni skllevër në shpirt, kokën hëngshi!

Kur nuk keni guxim të përballeni me palo kërcënimet e Shejtanit në Pushtet, bir të denjë të Baba Shejtanit që mbylli dhe shkatërroi Xhamia dhe Kisha 52 vjet më parë, dyshoj se Zoti do ju falë!!!

Unë e di që u përballa dhe s’pyeta asnjë ditë në 3 muaj me radhë dhe ja ku jam dhe shpresoj se Zoti do ma vlerësojë atë pakëz guxim modest krejt modest përballë guximit të vërtetë të atyre pak trimave të vërtetë që u përballën me komunizmin në Shqipëri për 45 vjet dhe trimave kosovarë që u përballën me Serbin!

Ndërsa ju keni frikë të përballeni me një palo pisanjos Surreli!

Të Djelën do uroj veç muslimanët e vërtetë, dmth trimat jo delet! Natën!

Shpërndaje
Share.

Komento