4-vjeçari në Berat humbi jetën pasi preku telat e zhveshur të korentit në park, arrestohen dy persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në parkun e qytetit të Beratit.

Një 4-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Shkak u bë rryma elektrike në telat e zhveshura të dritave të vendosura nga Bashkia tek të cilat ishin thyer xhamat dhe nuk ishte marrë asnjë masë për riparimin e tyre.

Nëna e vogëlushit dhe gjyshi i tij dolën në deklarata të dhimbshme ku kanë kërkuar drejtësi nga shteti shqiptar dhe i bënë thirrje kryeministrit të dënohen përgjegjësit për ngjarjen e rëndë.

Policia ka njoftuar ditën e sotme se janë ndaluar Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe po procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shpërndaje
Share.

Komento