Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali me tunelin e Llogarasë, PD-ja denoncon në SPAK ministren e Infrastrukturës

15:08 12/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat ditën e sotme ku ka bërë me dije se do të dërgojë në SPAK, një kallëzim penal për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në emër të Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka thënë se Balluku është përfshirë në një aferë korruptive. Bushati ka theksuar se Balluku për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka shpallur fituese kompanitë të cilat dhanë ofertën më të lartë.

Më tej demokrati u shpreh se Partia Demokratike nuk do të rrijë duarkryq dhe nuk do të mjaftohet vetëm me denoncimin, por do të dorëzojë një kallëzim penal në SPAK për Belinda Ballukun.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Prej ditës që panikndjellësi iu shpalli shqiptarëve ‘krizën’, Partia Demokratike ka treguar me prova dhe fakte, se nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike, por me krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Dhe kjo nuk po ndodh vetëm në sektorin e energjisë, por, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve, në të cilat korrupsioni ka arritur në nivelin e kapjes së shtetit, po ndodh edhe në sektorë të tjerë. Ministria e Infrastrukturës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhimit dhe korrupsionit për situatën energjitike në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët.

Pra, në garën midis “INTEKAR YAPI” dhe “ASL” që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë ose 170 milionë dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorësh, përbërë nga kompania egjiptiane “Concord Engineering” dhe dy kompani shqiptare,  që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milion dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve.

Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëve shpërdorohen.

Dhe përpara syve të të gjithë shqiptarëve del qartë se kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj.  Dhe nuk janë pak, por 12 milionë dollarë që mund të shkojnë për shtresat në nevojë, jo për orekset e një grushti të vogël njerëzish. Përballë shpalljes si fituese të ofertës më të shtrenjtë dhe abuzimit me taksat e tyre, qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë. Veçanërisht, qytetarët e shtetit më të varfër në Europë, që për shkak të kësaj qeverie të korruptuar paguajnë çmimet, ndër më të shtrenjtat për ndërtimin e rrugëve në kontinent, si ato që kalojnë 20 milionë euro për kilometër.

Partia Demokratike nuk do të mjaftohet vetëm me denoncimin e këtij skandali, por do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për drejtuesen e Ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë mbi shpinë korrupsionin e kësaj pakice, ndaj është detyra e drejtësisë t’i japë fund abuzimeve. Është detyra e drejtësisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve që varfërojnë qytetarët, për të pasuruar veten dhe klientët më të cilët ndajnë një pushtet të paligjshëm.

Etiketa: Belinda BallukuLlogaraseskandalitunelin

Të tjera

“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve ka rreziqe, duhet strategji për të ardhurat tatimore

Shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve ka rreziqe, duhet strategji për të ardhurat tatimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.