Skip to content
Të Gjitha

Skandali me publikimin e pagave, çfarë ndodhi me 4 të arrestuarit

· 2 min lexim

Në muajin dhjetor të vitit 2021 u publikua database i të dhënave të pagave për rreth 700 mijë shqiptarë.

Më vonë  u “piketuan” disa persona të dyshuar për nxjerrjen e të dhënave të pagave, ku u identifikuan  emrat e katër personave të arrestuar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të shqiptarëve.

Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, të cilët morën të dhënat personale për të mbi 650 mijë qytetarëve, duke ja shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Ndërkohë ditën e sotme katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave do hetohen me masa të buta sigurie. Gjykata e Tiranës ka liruar 4 të arrestuarit që zbuluan pagat e mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Për Eni Qirjakon, specialisten e IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila i kaloi të dhënat kolegut të saj, gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërsa për kolegun e saj Andi Agaraj, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy përmbaruesit  Klodian Sota dhe Endri Ikonomi  gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Hetimet nxorrën në pah se të dhënat e qytatërëve shqiptarë dolën në publik vetëm për 20-30 mijë lekë.

Referuar dosjes hetimore rezulton, rezulton se të dhënat e administruara nga Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy personat e punësuar në subjekte private që kanë blerë të dhënat, i kanë marrë këto kundrejt shumave nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë përmes hard-disqeve të jashtme, të cilat janë vënë në dispozicion nga Andi Agaraj.

Në dosjen hetimore thuhet se specialistja e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako i ka dërguar specialistit të IT-së, Andi Agarajt të dhënat që lidhen me pagat e shqiptarëve përmes e-mail-it.

Transferimi i të dhënave është bërë në intervale të ndryshme kohore, nga tetori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.