Skip to content
Politikë

Skandali i rrogave, zbulohet kush kryeson listën e më të paguarëve në PD

· 2 min lexim

Para 3 ditësëh ka dalur lista e pagave të 600 mijë shqiptarëve për  muajin janar 2021, ndërsa një ditë më pas u publikua edhe lista e mujit prill.

Ndërkohëqë evidentojmë pagat e zyrtarëve të opozitës shikojmë që kreu i PD-së Lulzim Basha paguhet më shumme 150,000.00 lekë në muaj.

Ndërkohë që sekretari i përgjithëm i Partisë Demokratike paguhet me 129,329.00 lekë.

Pagat në PD:

Lulzim Basha                      Kryetar i PD                                  150,000.00

Gazmend Bardhi              Sekretar i Përgjithshëm                129,329.00

Etion Kapedani                  Drejtor Departamenti                 123,468.00

Erla Mëhilli                          Drejtor Informacioni                  106,160.00

Belind Këlliçi                       Drejtor Departamenti                 100,020.00

Partitë e tjera:

Edlir Petanaj                       PARTIA E GJELBËR            60,000.00        Kryetar

Shpëtim Idrizi                    PDIU                                        215,131.00         Kryetar

Mesila   Doda                     PDIU                                        188,570.00        Sekretar i përgjithshëm e PDIU

Kujtojmë që lidhur me këtë skandal, të përmasave të mëdha dhe shumë shqetësues për privatësinë e shqiptarëve, ka reaguar Prokuroria e cila ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë. Prokuroria e Tiranës ka nisur nga puna për të zbuluar se kush fshihet pas këtij skandali.

Gjatë ditës së sotme, institucioni i drejtësisë, ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Prokuroria nuk ka ndaluar me kaq. Bëhet e ditur se organi i Akuzës ka marrë në pyetje edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Prokuroria ka pyetur 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu mësohet se Prokuroria e Tiranës, përveç marrjes në pyetje të ekspertëve, po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.