Skip to content
Të Gjitha

Skandali i radhës: Vajza pedagoge e Dhori Kules kapet me plagjiaturë në doktoraturë

· 2 min lexim

Ish-zëvendësministri Taulant Muka vijon me kontrollin e doktoraturave të personaliteteve të njohura të politikës dhe më gjerë.

Pasi kapi disa doktoratura të politikanëve me plagjiaturë, ai e ka hedhur vështrimin nga Universiteti i Tiranës, ku në shënjestër ka qenë Ditjona Kule, pedagoge në UT dhe vajza e Dhori Kules.

Muka në bashkëpunim me Vladimir Kolën, kanë zbuluar plagjiaturën e Tezës se Doktoraturës se Ditjona Kules me titull “Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i Shqipërisë”, me udhëheqës shkencor prof. dr. Sulo Haderi, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-ditjon…/…).

Ai thekson se, “në këtë Tezë Doktorature gjeni kopjime, jo vetëm në anglisht të përkthyera në shqip, por gjeni edhe tekste të kopjuara nga dokumente në gjuhën shqipe, pa u cituar burimi origjinal”.

Sipas Mukës, përqindja e kopjuar, në këtë Teze Doktorature, është shume e lartë.

“Me sa kam llogaritur unë, është të paktën 1/3 e tekstit total të Tezës. Nga ana tjetër, dua të vë në dukje se, artikujt, tezat, raportet, etj., që janë të kopjuar në tekstin e Tezës së Doktoraturës në fjalë, nuk janë cituar në faqen përkatëse, as nuk janë vendosur në fund të Tezës te “literatura” e konsultuar (përveç studimit “Evidence About The Link Between Education, Poverty and Terrorism Among Palestinians”, Claude Berrebi, 2003, të cilin e ka vendosur te lista e libra të konsultuar, por nuk e ka cituar). Pra, sikur te mos ishin lexuar fare si dokumente”, thuhet në njoftimin e Mukës. /IConstyle/