Skip to content
Kryesore

Skandal/ Dhurohen 68 milionë euro për TEC-et lundrues të Vlorës pa asnjë ditë pune

· 1 min lexim

Një ndër skandalet më të mëdha në Shqipëri siç është ajo e dy TEC-eve të Vlorës kanë filluar të vjedhin para nga taksat e qytetarëve edhe pse nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme dhe s’kanë prodhuar asnjë kilovat energji.

Ditën e sotme ka nisur pagesa e qirasë prej 68 milionë euro për dy TEC-et lundrues të parkuar në Vlorë.

KESH ka deklaruar sot në Gjykatën Administrative të shkallës së parë, se ka marrë në dorëzim TEC-in dhe se tashmë fillon shitja e energjisë te KESH me 1 euro.  TEC-i lundrues ka një kosto të prodhimit për 1 Kw deri 10 herë më të madhe se çmimi i blerjes së energjisë elektrike në bursë ndërkombëtare.

TEC-i lundrues u soll në Shqipëri me arsyetimin e krizës energjitike që mund të shkaktohej nga lufta në Ukrainë. Kompania që ka në pronësi anijet është e regjistruar në parajsë fiskale në Delaware të SHBA. Excelerate Energy Limited Partnership është kompania dhe pronarët e vërtetë nuk njihen.