Skandal tek Onkologjiku/ Ndërpritet energjia teksa pacientët po bënin kimioterapi

Një situatë e rëndë është regjistruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konkretisht në Onkologjik, ku energjia elektrike është ndërprerë ndërsa pacientët po kryenin kimioterapi.
Sipas CNA, ndërprerja e energjisë ka zgjatur rreth 15 minuta dhe ka ndodhur pikërisht në kohën kur pacientët ishin duke marrë terapitë e tyre.
Ngjarja ngre edhe njëherë shqetësimet serioze për kushtet në të cilat trajtohen pacientët onkologjikë. Krahas problematikave të raportuara me mungesën e ilaçeve, pacientët përballen shpesh edhe me pengesa të tilla gjatë një procesi kaq delikat si kimioterapia.
Ndërprerja e energjisë në mes të trajtimit i shtohet problematikave të vazhdueshme të raportuara në shërbimin e Onkologjikut.