Tjetër skandal me plagjiaturat/Ish-ministrja e partisë socialiste me dokturaturë të kopjuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas dy rasteve të tjera të denoncimit për plagjiaturë të doktoraturave të përfaqësuesve të lartë të qeverisë,  së fundmi kemi rastin e deputetes së partisë socialiste Mimi Kodheli.
Studenti Vladimir Kola, në Sapienza, ka bërë me dije se Kodheli ka kopjuar autorë të huaj në dokturaturë, duke i cituar si punim të vetin.
Taulant Muka, ish-zv/ministri i Arsimit, i cili ka qënë i pari që ka denoncuar plagjiaturat për disa zyrtarë të lartë të qeverisë, ka mbështetur  studentin në fjalë duke publikuar denoncimin e tij.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni GOMEN z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.
Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.
Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.
Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

https://ëëë.ekon.sun.ac.za/ëpapers/…/ëp122013/ëp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarëat Jahan,

https://ëëë.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:
“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)

https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Shpërndaje
Share.

Komento