Skip to content
Të Gjitha

Skandal! “Nxënësit vijnë në klasë me kavanoza” Hashash dhe kokainë brenda në shkollë, nga fshehja në mes të librave te mosreagimi i policisë

· 3 min lexim

Një rast shumë shqetësues është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare”.

Një person ka denoncuar në redaksinë e emisionit se në shkolla, brenda dhe pranë tyre, shiten lëndë narkotike.

Denoncuesi tha : “Ka nxënës që vijnë në shkollë me kavanoza. Ata shesin hashash edhe kokainë. Kokaina shitet edhe afër shkollës. Hashashi është zinxhir; e blej me 3 mijë lekë, ja shes një shoku me 5 mijë lekë. Më pas shitet brenda në shkollë.”

Por, si funksionon skema?

Nxënësi tregon se pas shkëmbimit të librave, në fakt fshihet shitja e lëndëve narkotike.

Për shembull: një nxënës i klasës së 10 D shkon të marr te klasa C, apo E, një libër matematike.

Por, brenda këtij libri është edhe lënda narkotike e fshehur.

Po policia?

Situata bëhet më skandaloze kur vetë policët, ndonëse në dijeni të asaj që ndodh, nuk marrin asnjë masë.

Patrulla e policisë është e pranishme para shkollës, por siç duket, vetëm fizikisht.

Pas denoncimit, “Fiks Fare” ka infiltruar një person në shkollën “Ibrahim Rrugova”, për të parë nga afër si funksionon shitja e lëndëve narkotike.

AFËR SHKOLLËS SHITET LËNDË NARKOTIKE

Djali – Ta bëj një pyetje?

Banori – Po.

Djali – Ke për të më respektuar?! Ndonjë respekt?

Banori – Nuk janë këtu ata çunat, këtu rrinë zakonisht.

Djali – Ke numra të atyne?

Banori – Jo s’kam. S’kan telefon ata. Vijnë herë pas here ata.

Në zonë vjen një makinë

Shpërndarësi – Do mbarosh punë?

Djali – Ëë?

Shëprndarësi – Do mbarosh punë?

Djali – Po.

Shpërndarësi – Ja të shofi ky (djali tjetër), te ai çuni aty, bën vaki… Hajde më vonë se s’kena, hajde për nja 1 orë.

Djali – Mbas 1 ore ta lë?

Shpërndarësi – Po. Hajt

Djali – Një 10-çe dhe një 5-çe dua unë.

Shpërndarësi 2 – Ok, hajt.

PO BRENDA SHKOLLËS?!

Djali – Ku të shkoj për bar?

Nxënësi 1 – Bar?

Djali – Po

Nxënësi 2 – S’kena bar ne mo zemër. Bar shko mbrapa, gjej çunat mbrapa (shkollës)

Djali – Si kaluat çuna?

Nxënësi 3 – Ça bënë.

Djali – Ta bëj një pyetje?

Nxënësi 3 – Po.

Djali – A ma gjej një teke bar me lekë.

Nxënësi 4 – Teke bar?

(Një nga nxënësit pi duhan brënda shkollës)

Djali – Një teke!

Nxënësi 4 – Ti them A… njëherë. A ke lekë në telefon? Ke ti? Se di është këtu A…, se gjej dot A… O M…, a e pe A… andej para? Mos ishte andej para? Lale s’di ça me të thënë.

Djali – Kur mund të lëmë një takim.

Nxënësi 4 – Se di ore, s’është as ai çuni.

Djali – Kur mund ta lëmë?

Nxënësi 4 – Se di ku ka ik. S’po del asnjë mbrapa (shkolle).

Nxënësi 5 – E di ça do ti, po për Zotin, s’kemi sot.

Djali – Pyeti këta të tjerët.

Nxënësi 5 – Ke ti?

Nxënësi 6 – Ça?

Nxënësi 5 – Ndonjë teke bar?

Nxënësi 6 – Jo (duke pirë duhan në ambientet e shkollës).

Djali – A t’ju pres kur dilni prej shkolle… me ndonjë shok, të pres këtu.

Nxënësi 5 – Të shohim për Zotin, s’të japim dot fjalën që ta gjej.

Djali – A të pres 5 minuta këtu, të pres?

Nxënësi 5 – Ja ta marr në telefon (flet në telefon).

Nxënësi 5 – S’kam sot (më tha).