Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në RTSH: Kreu i Këshillit Drejtues përfiton fonde për skenarin e festivalit

13:17 06/01/2025
Reading Time: 2 min lexim

Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH) është kthyer në qendër të akuzave për korrupsion, konflikte interesi dhe skandale të njëpasnjëshme.

Dorëheqja e ish-drejtorit Alfred Peza ka nxjerrë në dritë detaje dhe dokumente që hedhin dritë mbi abuzimet brenda këtij institucioni.

Konflikti në RTSH është nxitur prej kohësh nga kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo, i cili, sipas raportimeve, ka luajtur një rol kyç në disa përplasje të brendshme.

Një nga skandalet më të mëdha të zbuluara lidhet me një kontratë mes Alfred Pezës dhe Leka Bungos, në të cilën ky i fundit, që mban postin e kreut të Këshillit Drejtues, përfiton miliona lekë për skenarin e Festivalit të Fundvitit në RTSH.

Ky veprim përbën një konflikt të hapur interesi, pasi fondet e festivalit janë miratuar nga Këshilli Drejtues, i kryesuar nga vetë Bungo.


KLSH ka raportuar se RTSH ka kryer veprime abuzive dhe me konflikte të pastra interesi, ndërsa dokumenti i publikuar nga CNA provon marrëveshjen klienteliste mes dy drejtuesve të lartë.

Për vite me radhë, Leka Bungo ka pasur përplasje me ish-drejtues të tjerë të RTSH-së, përfshirë Thoma Gëllçin, Martin Lekën dhe Enkelejd Jotin. Në të gjitha rastet, ai ka pretenduar se vepronte në emër të luftës kundër korrupsionit, por dokumentet e fundit tregojnë një tjetër realitet.

Sipas CNA, janë zhvilluar disa mbledhje ku Këshilli Drejtues nuk miratonte buxhetin e festivalit, duke bërë presion derisa të arrihej një marrëveshje për përfitimet financiare të Bungos. Buxheti fillestar ishte propozuar në shifra të larta, deri në 700 milionë lekë, dhe më pas është ulur për ta bërë të pranueshëm nga këshilli. Në fund, fondet janë miratuar dhe skenarin e festivalit e ka marrë vetë Bungo.

CNA paralajmëron se do të publikojë së shpejti fakte të tjera mbi këtë aferë, e cila, sipas burimeve të saj, do të dërgohet në SPAK për hetim. Dokumenti i firmosur më 29 dhjetor 2023, ku Alfred Peza dhe Leka Bungo shkëmbejnë favorizime financiare, është provë e qartë e një afere të madhe korruptive në RTSH.

Kjo situatë ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e RTSH-së dhe përgjegjësinë e institucioneve për të hetuar dhe ndëshkuar personat përgjegjës për abuzimin me fondet publike dhe konfliktet e interesit.

Etiketa: rtsh

Të tjera

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi
Aktualitet

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

Wizz Air përfshihet sërish në një tjetër skandal që nxjerr në pah mënyrën problematike dhe shpesh abuzive me të cilën...

13:25 07/01/2026
Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte
Bota

Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

Administrata e presidentit Donald Trump deklaroi se ka bindur Venezuelën të devijojë furnizimet e saj të naftës nga Kina dhe...

12:58 07/01/2026
Para
Shtyhet gjyqi për shpifje mes Edmond Sulës dhe Gazmend Bardhit

Shtyhet gjyqi për shpifje mes Edmond Sulës dhe Gazmend Bardhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

13:25 07/01/2026
Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

12:58 07/01/2026
Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, në pranga 6 kinezë dhe një bjelloruse për kontrabandë botoxi

Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, në pranga 6 kinezë dhe një bjelloruse për kontrabandë botoxi

22:14 06/01/2026
Anketa: 70% e remitancave drejt Shqipërisë vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Anketa: 70% e remitancave drejt Shqipërisë vijnë jashtë kanaleve zyrtare

13:47 06/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.