Skandal në burgun e Dubravës në Kosovë, i burgosuri denoncon se u përdhunua nga tre të dënuar

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në burgun e Dubravës në Istog të Kosovës. Një i burgosur ka deklaruar se tre të dënuar të tjerë e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë përdhunuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Pas dhunës së pretenduar, i burgosuri ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj tre të dyshuarve për veprën penale të përdhunimit. Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”, ka deklaruar Nikçi.