Skip to content
Aktualitet

“S’ka lekë këto zgjedhje”, Berisha publikon videon: Gjici paguante 50 mijë për çdo kartë identiteti

· 2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook. Në këtë video të dërguar nga një qytetar, dëgjohet kandidati për bashkinë e Kukësit i cili është duke komunikuar me një qytetar në lidhje me votat.

Sipas Berishës, personi në video është Safet Gjici. Qytetari në video i është shprehur se ai nuk e njeh fukarallëkun dhe se nuk e di sesi është të jetosh në varfëri, ndaj edhe i ka uruar suksese. Gjici më pas vijon të thotë se qytetari në fjalë kishte hallin t’i jepte ndonjë lek, por nuk kishte.

Biseda e regjistruar

Qytetari: Unë desha me të thënë se ti nuk njef fukarallëk sepse ti nuk e di se ç’është të jetosh në varfëri. Këtë burrë që shikon ti, e kam bërë vetë me borxhe dhe me lekët e mia, jo me politikat tuaja.

Gjici: Ndonjë pyetje kishe?

Qytetari: Pyetja ime është kjo, të uroj sukse me të tjerët jo me mu.

Gjici: Ti erdhe dhe dje të më takoje, kishe hall të të jepja ndonjë lek, por s’ka lekë.

Qytetari: Lekë s’dua unë, a do ti? Unë doja të të takoja.

Gjici: Do takohemi pas zgjedhjeve, s’ka lekë për këto zgjedhje.

Qytetari: Po, po s’ka lekë.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha:

“Degjoni biseden publike per blerje votash te Safet Gjicit, i cili thote se kete vit nuk do blejme me! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijra e mijra vota ne Kamez! sb

Pershendetje Zoti Berisha!

Jam nji qytetar qe kam votuar per safet gjicin dhe kam marr pjese ne grupin e tij zgjedhor 2015. Para disa kohesh ke nxjerr nji video per blerjen e votave ne kamez per zgjedhjet lokale 2015!

Eshte ajo historia e bllokimit te kartave te identitetit te votuesve te djathte… Jan bllokuar mbi 5 mije karta identiteti dhe per cdo kart jan paguar 50 mije lek. Ka qen lidhje direkte me zyren e ministrise se brendshme per verifikimin e kartave me ndihmen e motres se taulant balles dhe direkt Taulant Balles. Nqs behen disa verifikime shum te vogla do te vertetohet shum thjesht… Safet Gjici sot esht kandidat per bashkin kukes

Vllai i safetit, Ladi, ka qen drejtuesi kryesor dhe ideja e atij qe te blej kartat e votuesve te djathte qe njihen ne zonen e kamzes. Te lutem verifikoj keto zoti berisha
Respekte.”