Skip to content
Aktualitet

Situatë kritike në vend/ Vijojnë përmbytjet, mbulohen me ujë dhe varrezat në Lezhë

· 2 min lexim

Reshjet e shiut, të rëna gjatë pasdites së djeshme, kanë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë.

Shkak për këtë situatë është bërë vërshimi i ujërave të përroit që ndodhet pranë varrezave dhe rrugës nacionale Lezhë-Milot. Për normalizimin e situatës është ndërhyre gjatë natës nga një ekskavator i Bashkisë Lezhë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish-deputetja e PD-së në Lezhë, Lindita Metaliaj denoncon situatën e krijuar në varrezat e Markatomaj në Lezhë.

Sipas saj, kjo gjendje është pajustifikueshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e ujërave me rrjedhje malore.

“Mjaft me ,lezhjanet jane lodhur me propaganden boshe te punembaruarve te bashkise Lezhe! Koha per ndryshim!”, është shprehur ish-deputetja.

Kujtojmë se vendi kohët e fundit është përfshirë nga një situatë kritike përmbytjesh në disa qytete si Shkodra dhe Lezha. Qindra  e mijëra hektarë janë nën ujë duke shkatërruar tokat bujqësore e të mjellat e banorëve të zonës, shumica prej të cilëve u është futur uji dhe në banesa. Deri më tani asnjë masë nuk është marrë nga qeveria, duke e zhvendosur vëmendjen tek pandemia dhe fushata elektorale.

Reagimi i plotë:

Varrezat ne Markatomaj te Lezhes dje pasdite ishin nen pushtetin e ujit !
Banoret e zones te irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kerkojne nderhyrje te menjehershme ne sistemimin e ujerave me rrjedhje malore.

Pushteti vendor ne menyre urgjente te marre te gjitha masat per sistemimin dhe permiresimin e situates!
Eshte me e pakta qe mund te behet!
Respekti ndaj te vdekurve dhe banesave te tyre te fundit eshte detyrim per pushtetin vendor!
(Pamjet jane filmuar dje pasdite rreth ores 15:00)
Turp !
Mjaft me ,lezhjanet jane lodhur me propaganden boshe te punembaruarve te bashkise Lezhe!
Koha per ndryshim!