Skip to content
Të Gjitha

Situatë alarmante, Tirana ndër kryeqytetet më të ndotura të Europës

· 1 min lexim

Tirana vijon te jetë ndër kryeqytetet më të ndotura të Europës.

Të dhënat e fundit janë marrë nga portali më i madh për cilësinë e jetës “Numbeo”, shkruan “Monitor”.

Vetëm për 6 mujorin e parë, indeksi i ndotjes shënon 83.72 pikë, në krahasim me 82.8, që përllogaritej në fillim të vitit.

Sipas të dhënave të “Numbeo”, për 6 mujorin e parë, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes, ka sjellë gjithashtu uljen e cilësisë së jetës në kryeqytet.

Pas Tiranës renditet Shkupi me 82.6 pikë, por ndryshe nga kryeqyteti shqiptar indeksi i ndotjes nuk ka pësuar ndryshime gjatë vitit.

Bazuar në renditjen e “Numbeo”, qytetet më të ndotura janë ato të Europës lindore, kryesisht Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.

Ndër qytetet që janë pjesë e BE, më i ndoturi është Napoli, ndërsa më pak i ndoturi është kryeqyteti finalndez, Helsinki, me 12.4 pikë.

Pesha më e madhe gjatë analizës, i është dhënë ndotjes së ajrit, më pas të ujit dhe duke vijuar më tej me faktorët e tjerë.