Skip to content
Të Gjitha

Situata paraqitet serioze! Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në vend

· 2 min lexim

Në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste të reja nga 546 testime të kryera dhe tashmë numërohet 5750 të infektuar në total.

Ndërkohë vijon të përparojë frikshëm Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar  4 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve prej fillimit të epidemisë në 176.Pasi fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)

Testime totale 43203

Raste pozitive 5750

Raste të shëruara 3054

Raste Aktive 2520

Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1404

Durrës 302

Shkodër 231

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 87

Korçë 82

Kukës 74

Elbasan 54

Berat 33

Dibër 31

Gjirokastër 25