Skip to content
Bota

Situata nga Covid/ Conte jep alarmin nga Parlamenti, Italia në gatishmëri për mbylljen e dytë!

· 2 min lexim

Italia ndodhet sërish në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19, siç ishte edhe gjatë muajve të parë të pandemisë.

Duke qenë se tashmë po pritet një valë e dytë e koronavirusit, si dhe rastet e reja me Covid po shtohen brenda ditës, gjatë seancës së sotme në Parlamentin italian, kryeministri Giuseppe Conte ka dhënë alarmin për mbylljen e dytë të vendit.

Kryeministri gjatë fjalimit, paralajmëroi masa të reja strikte.

Conte pas diskutimit me deputetët në Kuvend, theksoi se pasi kishte marrë të dhënat mbi treguesit e infektimit nga koronavirusi në vend, vetëm tre ditë më parë, tha se qeveria italiane ka bërë një plan masash, i cili do të fillojë të zbatohet duke filluar nga e mërkura e kësaj jave.

“Rastet e Covid po rriten gjithandej. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga ndikimi i valës së dytë. Në javët e fundit, rritja e rasteve të Covid ka qenë 150 infeksione për çdo 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet, ringjallja e virusit ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të infeksioneve “.

“Duke u nisur nga situata veçanërisht kritike në disa rajone ne jemi të detyruar të ndërhyjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike”, ka thënë Conte. /GazetaReforma.com/