Skip to content
Të Gjitha

Situata kaotike në Kakavijë, reagon ministri Cakaj,”Po punojmë për të lehtësuar kalimin në këtë pikë kufitare”

· 1 min lexim

Rradha e madhe për të hyrë në shtetin fqinj Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës ka sjellë shumë tension dhe një situatë kaotike per qytetarët që kanë më shumë se tri ditë që presin të largohen nga vendi ynë.

Në lidhje me këtë situatë kaotike ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Gent Cakaj i cili ka zhvilluar një telefonatë me homologun grek për të lehtësuar kalimin kufitar në Kakavijë.

Cakaj tha se jemi duke ndjekur situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufirin në kufirin Greqi-Shqipëri.


Reagimi i Cakajt

“Diskutuam për nevojën për të thelluar bashkëpunimin për të lehtësuar kalimin kufitar në Kakavije.

Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne vazhdimisht jemi duke ndjekur situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufirin Shqipëri-Greqi”, shkruan Cakaj.