Ishte parashikuar për këtë të enjte, shtyhet votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen këtë javë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.Edhe pse afati i fundit u vendos 1 tetori, mësohet se ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor do të shtyhet.

Dita e martë pritej të ishte gjithashtu mjaft intensive në Komisionin e Ligjeve ku draftet e PS dhe opozitës parlamentare do të kalojnë nen për nen, por edhe kjo është shtyrë.

Opozita e Bashkuar e dërgoi një natë më parë draftin e plotë në Këshillin Politik, dhe mungesa e kohës për shqyrtim ka bërë që Kuvendi të shtyjë datën e miratimit për ndryshimet.

Kështu, edhe me shtyrjen e Komisionit të Ligjeve, palët politike kanë më shumë kohë në dispozicion për të arritur një konsensus.

Opozita e Bashkuar dorëzoi një ditë më parë draftin në Këshillin Politik, ku kërkoi hapjen 100% të listave. Ndër të tjera në draft kërkohej mbajtja e koalicioneve siç janë, dhe  se emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor duhet të paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “A”.

Po ashtu Opozita e Bashkuar propozon që subjekti zgjedhor të mos ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Në fund, në draft u theksua se për çdo mos-marrëveshje do të kërkojë ndërhyrjen e ODIHR-it.

Shpërndaje
Share.

Komento