Pasi u bë i ditur vendimi nga Ministria e Arsimit për shtyerjen e vitit shkollor, nuk nguroi të reagonte dhe Oriola Pampuri, ish-deputete e PD. Ajo ka deklaruar se e gjithë kjo dëshmon dështimin e qeverisë në mësimin online dhe me mësuesit e ndihmës për fëmijet me aftësi të kufizuara.
Më tej ish-deputetja Pampuri shton se nuk mund të zgjidhet asgjë duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor.
Ndër të tjera thotë se e gjithë kjo situatë vjen nga paaftësia e qeverisë për të menaxhuar situatën përballë pandëmisë.
Postimi i plotë:
Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.
Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.
Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.