Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet sërish hapja e transportit publik, shoqata nuk heq dorë nga këkesat

· 1 min lexim

Është shtyrë për herë të dytë hapja e trasportit publik.

Ai ishte parashikuar të rihapej sot.

Shoqata e Transportit nuk heq dorë nga kushtet.

Kjo e fundit ka zhvilluar protesta të njëpasnjëshme dhe dy nga kërkesat e saj janë ulja e  TVSH-së dhe heqja e akcizës për naftën.

Ndërkohë, qeveria ka njohur si shpezim të zbritshëm konsumin e nafës dhe heqjen e taskave dhe tarifave vendore.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Vendimet e qeverisë: 

1. Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2. Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.