Shtyhet seanca për Arbër Çekajn, zbulohet arsyeja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca për biznesmenin, Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, është shtyrë.

Shkak është bërë mungesa e avokatit Maks Haxhia, shkruan “Balkanweb”.

Ky i fundit ndodhet prej ditësh në spital, pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Për këtë shkak, prokuroria ka shtyrë pretencën për Çekajn.

Pronari i “Arbri Garden” është shprehur se nuk mund të marrë avokat tjetër, pasi Haxhia ka ndjekur çështjen që në fillim.

Kujtojmë këtu se Arbër Çekaj u shpall në kërkim, pas zbulimit të 613 kg kokainë në kontenierët me banane të firmës “Arbri Garden”, në shkurt të 2018-ës.

Biznesmenit iu refuzua kërkesa për azil në shtetin gjerman dhe u ekstradua pak javë më parë.

Të arrestuarit e tjerë për këtë çështje janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi, Armando Pezaku.

Shpërndaje
Share.

Komento