Shtyhet seanca e çështjes Habilaj, nuk ishin njoftuar të pandehurit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një gabim ka bërë që të dështojë seanca e sotme e grupit Habilaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda tashmë e ka nisur gjykimin për këtë grup, mirëpo seanca e parë është ndërprerë dhe kjo për shkak të mos njoftimit të të pandehurve për gjyqin.

E gjendur para këtyre kushteve, Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet në datë 30 prill.

Megjithatë sot kanë kaluar dy vite që nga arrestimi i një pjese të këtij grupi në shtetin italian, ndërkohë që pjesa tjetër janë në arrati. Edhe pse gjykata ka kërkuar ndihmën e Interpolit, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nëse do të futen në “listën e zezë ose jo” emrat e pjesëtarëve të tjerë.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata drogë drejt Italisë, i përfshirë në këtë dosje është edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Shpërndaje
Share.

Komento