Kombëtarja me trajner të ri/ Edy Reja vendoset në krye të skuadrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare padyshim ka qenë një nga çështjet më të përfolura të futbollit në vendin tonë dhe mesa duket një vendim është marrë.

Është italiani Edy Reja ai që do të drejtojë tani e tutje skuadrën shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk e ka zyrtarizuar emrin e Rejas, megjithatë pritet që ta bëjë në ditët në vijim.

Mësohet se 73-vjeçari ka arritur një marrëveshje me presidentin Armando Duka për të drejtuar kuqezinjtë dhe kjo pas shkarkimit të ish-trajnerit Christian Panucci.

Deri më tani kuqezinjë kanë luajtuar me dy trajnera zëvendësues, nga ku arritën që të rrëmbënin  edhe fitoren me Andorrën.

Shpërndaje
Share.

Komento