Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet Gjendja e Jashtëzakoshme, Komisioni i Sigurisë pranon kërkesën e Ramës

· 1 min lexim

Komisioni i Sigurisë ka pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, për zgjatjen e periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme

Kërkesa për shtyrjen deri më 31 mars do të kalojë në Kuvend.

Që të shtyhet Gjendja e Jashtëzakonshme, duhet të votohet nga shumica e Parlamentit.

Gjendja e Jashtëzakonshme u shpall nga qeveria më 27 nëntor, 1 ditë pas tërmetit shkatërrimtar dhe afati i parë ishte 30 ditë.

Aktualisht me dhjetëra familje ndodhet në hotele dhe çadra, pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme.

Grupet e ekspertimit ndërkohë po vijojnë punën për përcaktimin e shkallës së dëmtimeve dhe ndërhyrjet që do të bëhen.

Fondi fillestar i miratuar nga qeveria për rindërtimin është 20 miliardë lekë.

Qeveria gjithashtu ka ngritur edhe një ministri të posaçme për Rindërtimin, në krye të së cilës do të jetë Arben Ahmetaj.