Skip to content
Bota

Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit “organizatë e huaj terroriste”

· 1 min lexim

Presidenti Donald Trump shpalli këtë të mërkurë lëvizjen Houthi të Jemenit, e njohur si Ansar Allah, si “organizatë e huaj terroriste”.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë është një përgjigje ndaj sulmeve të Houthi-t ndaj anijeve tregtare dhe luftarake, përfshirë ato amerikane, në Detin e Kuq.

“Aktivitetet e grupit Houthi kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë globale detare”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ky veprim sjell dënime më të ashpra se ato të administratës Biden.

Shtetet e Bashkuara, sipas deklaratës, do të punojnë me partnerët rajonalë për të neutralizuar aftësitë operacionale të Ansar Allah dhe për të parandaluar sulmet ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të saj.