Skip to content
Të Gjitha

Shqiptari ekzekutohet në Gjermani, plagoset rëndë vëllai i tij

· 1 min lexim

Një shqiptar nga Kosova është qëlluar për vdekje në qytetin bavarez të Abensberg.

Ndërsa vetëm pak më vonë është plagosur edhe vëllai i tij.

Sipas mediave kosovare, viktima është 39-vjeçari Fatos Lumi, nga Bllaca e Suharekës.

Ndërsa vëllai i tij 46 vjeç që u qëllua pak më vonë, u dërgua në spital me ndihmën e një helikopteri.

Oficerët e policisë ndërkohë kanë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Kanë qenë dëshmitarët në vendngjarje që përshkruan automjetin e autorëve të dyshuar.

Brenda pak minutash, edhe me ndihmën e helikopterëve, policia arriti të ndalonte dy kosovar, 30 dhe 41 vjeç, të cilët nuk bënë rezistencë.

Agjentët e policisë sekuestruan edhe armën e vrasjes.

Hetuesit kanë dyshime se viktima dhe autorët kishin njohje me njëri-tjetrin.