Skip to content
Aktualitet

Shqiptarët i rikthehen normalitetit, kafet mbushen plot që në ditën e parë të hapjes

· 1 min lexim

Nisur që nga dita e sotme, baret e restorantet janë hapur pas më shumë se dy muajsh nga mbyllja e përkoshme e aktivitetit të tyre për shkak të pandemisë Covid-19.

Ky lajm i qeverisë është pritur mirë nga qytetarët, pasi është shtuar edhe fasha e orarit.

Sipas disa fotove të publikuara në rrjet, janë vëzhguar kafenetë e kryeqytetit. Ajo që bie në sy është rikthimi i qytetarëve drejt normalitetit.

Shumë qytetarë janë dyndur në kafet e lagjes, apo në kafet në afërsi të punëve të tyre, për të shijuar një kafe.

Edhe në restorante ka rënë në sy prania e qytetarëve të cilët këto kohë janë kënaqur vetëm me shërbimin taksi.

Por mesa duket nga fotot e publikuara, masat e vendosura nga qeveria nuk janë respektuar si duhet nga qytetarët.

Ata nuk kanë respektuar distancën fizike, apo edhe vendosjen e maskave e dorezave gjatë kohës që janë në ambientet e kafes.