Shqiptarët bëjnë gjestin e madh, hapin lokalin dhe restorantin për personelin mjekësor, ushqim dhe ilaçe falas për të moshuarit
Dy biznesmenë shqiptarë në Zvicër dhe Gjermani do të ofrojnë ushqim falas për stafin mjekësor, që do të kurojë pacientët me COVID-19.
Sipas “Albinfo.ch”, Bedri Idrizi, i cili është menaxher i një restoranti në Gjermani, ka shpërndarë ushqim falas për stafin mjekësor, në shenjë falenderimi.
Njëkohësisht Idrizi me stafin e tij, po shpërndajnë ushqime dhe ilaçe për të moshuarit.
Shqiptari nga Tetova, menaxhon restorantin “Dolce Vita”, i cili ndodhet në Shëedt Oder në Gjermani.
Ai ka shpërndarë ushqim falas për 12 resparte të spitalit të qytetit, njësitë zjarrëfikëse, ndihmën e shpejtë dhe njësitë e ambulancës.
Stafi i restorantit që ai menaxhon, ka shpërndarë një njoftim, ku i bën thirrje të moshuarve, që të mos rrezikojnë shëndetin, pasi ushqimin dhe ilaçet do ua sjellin në shtëpi falas.
“Të dashur gjyshe e gjyshër, ju rrini në shtëpi dhe na dërgoni porositë për barna e ushqim, kurse ne ua blejmë dhe ua sjellim në shtëpi,” thuhet në postimin e shpërndarë.

Ndërsa hotelieri, Nazmi Mehmetaj, ka hapur hotelin për të mirëpritur personelin mjekësor që vjen nga vendet e tjera.
Edhe pse kishte mbetur pa punë për shkak të COVID-19, shqiptari hapi dyert për mjekët.
Gjatë periudhës së pandemisë, shqiptarët kudo nëpër botë kanë treguar shpirtin e tyre human,
Në Greqi rrobaqepësja Elona Agolli dhuroi 600 maska falas për spitalin e Grevenas.
Ajo u falenderua edhe nga presidentja e shtetit helen për gjestin e saj.
Shqipëria në krizë për ventilatorë, laborantët dentarë ndërmarrin nismën fantastike
Në Itali, mamaja e tre fëmijëve, Hatixhe Hallulli, gatuan drekën dhe ëmbëlsira për stafin e urgjencës së Florenzuolas.
Gatuan drekën dhe ëmbëlsira për stafin e urgjencës, gruaja shqiptare bën xhiron e mediave italiane
Nuk mbeten prapa edhe shqiptarët brenda kufijve, ku dy laborantët dentarë, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, kanë filluar punën për ndërtimin e një pajisjeje që modifikon ventilatorët mjekësorë, në mënyrë që të furnizohen me oksigjen dy pacientë njëherësh.
Ishte “Iconstyle.al” që shkruajti i pari për nismën e laborantëve, e cila e kaloi me sukses provën.
Shqipëria në krizë për ventilatorë, laborantët dentarë ndërmarrin nismën fantastike