Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në krizë për ventilatorë, laborantët dentarë ndërmarrin nismën fantastike

14:54 23/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Situata e koronavirusit në vendin tonë po vjen duke u përkeqësuar, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 2 viktima dhe 15 raste të reja.

Me rritjen e numrit të viktimave dhe të prekurve, situata bëhet kritike, duke qenë se në Shqipëri nuk ka mjaftueshëm ventilatorë.

Në total thuhet se në vendin tonë janë 140 ventilatorë, shifër kjo e pamjaftueshme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë vijon të mbajë të fshehtë numrin real të këtyre pajisjeve.

Ndërkohë stomatologu i njohur Gjergj Dilo, ka bërë publike nismën fantastike të dy miqve të tij laborantë dentarë, Besar Lalike dhe Eldan Cepeli, të cilët me shpenzimet e tyre, po realizojnë pjesë për ventilatorët që mbajnë në jetë pacientët në gjendje të rëndë.

“Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Këto pjesë do mundësojnë që me një aparat të vetëm, të lidhet dhe të mbahet në jetë jo 1, por deri në 4 pacientë. Kjo gjë do na mundësonte shpresat për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve që janë në stad të rëndë dhe kanë nevojë për ventilim”, shkruan Dilo.

Burime për “Iconstyle.al”, bëjnë me dije se laborantët, të cilët operojnë në Vlorë dhe Kavajë, me anë të aparateve të printimit, 3D, synojnë të prodhojnë pjesët e nevojshme për ventilatorët.

Kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe për pacientët të cilët shfaqin komplikacione me frymëmarrjen.

Një nismë e tillë është marrë edhe në qytezën e Chiari-t në Itali, ku një kompani printimi 3D, ka prodhuar valvula të nevojshme për ventilatorët.

Në Bologna tre ditë më parë, është testuar me sukses në ventilator i prodhuar nga kompania “Intersurgical”, që mund të furnizojë me oksigjen dy të sëmurë në të njëjtën kohë, ndërsa në amerikë po kryhet një studim për furnizimin me oksigjen për 4 pacientë njëherësh.

“Iconstyle.al”, ka mësuar se laborantët shqiptarë kanë marrë udhëzime nga Bologna për ndërtimin e prototipit, i cili do t’i dërgohet më pas QSUT, për t’u testuar.

Për momentin  projekti është në fazën e eksperimentit, pasi ndërtimi i këtyre pjesëve është i komplikuar.

Për këtë arsye, Dilo ka kërkuar mbështetje, duke u bërë apel të gjithë profesionistëve dentarë.

“Ky status i imi nuk është që ju të jepni like apo t’i thoni bravo këtyre çunave.
Ky status i imi është apel për ndihmë të tërë profesionistëve dentarë: kush disponon rezinë për printer ky është momenti kur duhet më shumë se kurrë!!! Nuk është momenti të prodhojmë dhëmbë apo proteza të bukura…është momenti të shpëtojmë jetë!!!”, ka shkruar ai.

Etiketa: koroanviruspacientetventilatore

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Goditi efektivin gjatë shoqërimit/ Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë, gjobiten 278 këmbësorë për thyerje të karantinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.