Skip to content
Rajoni

Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni/ Ja ndryshimi që bën Wikipedia

· 1 min lexim

Gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni, pak ditë më parë, pavarësisht mosnënshkrimit të presidentit të vendit, Gjorge Ivanov.

Ligji u dërgua në faqen zyrtare dhe pas shpalljes do të hyjë menjëherë në fuqi.

Por zyrtarizimi i gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, është pasqyruar edhe në enciklopedinë online më popullore, Wikipedia.

Tashmë nëse kërkojmë të dhëna në Wikipedia për Republikën e Maqedonisë, ajo që të bie në sy është përditësimi i fundit sa i takon gjuhëve zyrtare.

Wikipedia nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe.