Shqipërisë i hapet rruga, ministrat e BE japin dritën jeshile për çeljen e negociatave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Ministrave të BE-së, dha sot dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky lajm u konfirmua edhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky i fundit shprehu të gjithë gëzimin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan Varhelyi.

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, pak para video-konferencës, u shpreh se Ballkani Perëndimor është oborr i brendshëm brenda BE. Sipas tij, është në interes të përbashkët, që rajoni të gjejë qetësi dhe qëndrueshmëri.

“Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Michael Roth.

Franca dhe Holanda më në fund kanë hequr dorë nga bllokada, pasi Komisioni Europian modifikoi kriteret e pranimit.

Shpërndaje
Share.

Komento