Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipërinë e ka pushtuar i ftohti Siberian, 8 të vdekur nga temperaturat e ulëta dhe bora

21:31 14/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Dy javët e para të këtij fillim viti kanë qenë padyshim nga më të ftohtat, gjë që nuk ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por edhe në njerëz. Deri në tani  në 15 ditët e para të këtij janari kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e motit shumë të keq dhe temperaturave të ulta.

Nëse do t’i rendisim në kronologji, viktima e parë ka qenë në fshatin Ravonik të Korçës ku një 55- vjear ka ndërruar jetë në datën 5 janar  në kohën kur ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

Vetëm 5 ditë më pas, në datën 10 janar një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës. Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.

Datë 11 janar një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit. Anastas Shuka vuante nga skicofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja.

Në qytetin e Shkodrës, 52 vjecari Tonin Loci ka humbur jetën pasi u shemb catia e një pike karburanti. Dyshohet se shkak ka qenë rëndesa e dëborës në cati.

Moti i keq shënoi edhe një tjetër viktimë, këtë herë në fshatin Perlat të Mirditës, ku ka ndërruar jetë një punonjës i OST. Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58 vjeç, ka humbur jetën teksa po punonte për rregullimin e një defekti në linjën e energjisë. Dyshohet se 58 vjeçari nga Laçi ka pësuar infarkt.

Edhe në kryeqytet është shënuar një viktimë nga të ftohtit. 68 vjecari Hasan Hykja ka ndërruar jetën pranë urgjencës së QSUT.

Mirëpo edhe kjo javë nuk ka nisur pa viktima. Kjo e hënë ka shënuar një viktimë në qytetin e Durrësit, ku viktimës i është dashur të struktet pranë një strehe të improvizuar në lagjen numër 4 të qytetit, ndërsa dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se trupi i pajetë i përket një shtetasi nga Vlora, Viktor Dhima, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Kjo e hënë ka sjell edhe një tjetër viktimë sërish në qytetin e Korcës për shkak të të ftohtit. Ndërsa ka shkuar të marre ushqime me gomar, 53 vjecari Ajet Zikollari ka humbur jetën. Ngjarja eshte regjistruar ne zonen e Proptishtit. Nuk ka mundur te kthehej ne banese pasi kishte ngrirë në borë.

Situata është alarmante, ndaj edhe banorët bëjnë thirrje për ndihmë sidomos në këto ditë të ftohta. Sipas sinoptikanëve temperaturat do të rriten, mirëpo diferenca nga ato të mëparshmet është ende shumë e ulët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Detaje të reja/ Dyshohet se atentati i Vlorës i ka rrënjët në vitin 1998

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English