Shqipëria tronditet sërish nga tërmeti! Ja epiqendra dhe magnituda
Një tërmet ka lëkundur Tiranën këtë mbrëmje të hëne, duke krijuar panik te qytetarët, tani që askush nuk mund të dalë jashtë për shkak të karantinës.
Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, dhe është ndjerë fuqishëm nga banorët e kryeqytetit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Shijakut dhe me një thellësi prej 2 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:15.
Tani që e gjithë Shqipëria është në karantinë, dhe lëvizjet janë kufizuar në maksimum, lëkundjet bëhen edhe më të lehta për t’u ndjerë nga banorët, të cilët ende janë të tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit.
