Skip to content
Të Gjitha

Shqipëria tronditet sërish nga tërmeti! Ja epiqendra dhe magnituda

· 1 min lexim

Një tërmet ka lëkundur Dibrën këtë pasdite të premteje, duke krijuar panik te qytetarët.

Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, dhe është ndjerë fuqishëm nga banorët e zonës.

Ndërsa intensiteti i lëkundjeve ka qënë 5 ballë dhe me një thellësi prej 10 kilometrash dhe lëkundjet janë ndjerë rreth orës 18:21

Tani që e gjithë Shqipëria është në karantinë, dhe lëvizjet janë kufizuar në maksimum, lëkundjet bëhen edhe më të lehta për t’u ndjerë nga banorët, të cilët ende janë të tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edhe disa ditë më parë në Tiranë u ndjenë lëkundje tërmeti, por ishte Luljeta Bozo, që qetësoi qytetarët duke u shprehur se lëkundje të tilla ishin normale duke marrë parasysh tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor dhe shkaktoi 51 viktima.