“Shqipëria nuk është ende gati për negociatat”, qeveria holandeze i dërgon letër Parlamentit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria holandeze i ka dërguar një letër parlamentit të vendit, në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që shkruan “Balkanweb”, kabineti qeveritar mendon se hapja e negociatave është e parakohshme, duke theksuar kushtet e prokurorisë së posaçme dhe luftës ndaj krimit.

Ata i kanë kërkuar parlamentit, që të jetë më fleksibël për të negociuar më 16 tetor.

Ndër të tjera, qeveria holandeze ka vlerësuar hapat e ndërmarrë deri më tani në fushën e vettingut dhe rritjen e operacioneve policore.

“Qeveria mirëpret hapat radikalë që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e qeverisë për parlamentin holandez.

Kjo lëvizje e parlamentit, i lë hapësirë Ministrisë së Jashtme të Holandës, që të ketë fleksibilitet të lartë, në mbledhjen me përfaqësuesit e vendeve të tjera të BE-së.

Shpërndaje
Share.

Komento