U qëllua teksa ecte me makinë, plumbat arritën deri te sedilja e pasagjerit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e 3 tetorit në Mamurras, një automjet u qëllua me automatik, teksa ishte në ecje.

Sipas “Report tv”, drejtuesi i automjetit ishte Kreshnik Pistja.

Ky i fundit po lëvizte pranë autostradës së Mamurrasit, duke shkuar për në banesë.

Plumbat kanë arritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e ka kapur 27-vjeçarin.

Ngjarja ndërkohë po hetohet nga policia e Mamurrasit.

Blutë e qytetit janë shprehur, se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.

Materialet proceduriale për ngjarjen janë referuar në Prokurorinë e Kurbinit më 4 tetor.

Shpërndaje
Share.

Komento