Shqipëria në zi për viktimat e tërmetit/ Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ja çfarë përfshin ligji

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria shpalli ditën e sotme gjendjen e jashtëzakonshme, pas tërmetit shkatërrues 6.4 të shkallës rihter, që goditi një ditë më parë Shqipërinë.

Deri më tani raportohet për 31 viktima ndërsa ka ende dhjetëra të zhdukur, të cilët ndodhen nën rrënoja.

Në korrik të 2019-ës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për mbrojtjen civile, që parashikon dhe shpalljen e gjendjes së emergjencës në rastet e fatkeqësivve natyrore.

Qeveria mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Zgjatja e afateve mund të bëhet vetëm me miratimin e Kuvendit.

Gjatë fatkeqësive natyrore qeveria ka për detyrë të përdorë burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, për të lehtësuar pasojat.

Gjithashtu të gjitha burimet njerëzore dhe logjistike, vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar.

Njëkohësisht strukturat e mbrojtjes civile, duhet të largojnë njerëzit nga banesat, duhet të kujdesen për gjendjen e të mbihjetuarve, si dhe kanë për detyrë të kryejnë procedurat e shërbimeve funerale.

Subjektet private duhet të njoftojnë lidhur me mundësirë që kanë për të ndihmuar institucionet shtetërore si dhe të strehojnë të evakuuarit.

Gjithashtu subjektet private duhet të pezullojnë përkohësisht aktivitetin deh të ndihmojnë në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore.

Qytetarët janë të detyruar të ndjekin procedurat e kërkuara veçanërisht për evakuimin, si dhe të përfshihen në detyra të veçanta, për të kapërcyer fatkeqësinë.

 Të gjithë familjet e prekura duhet të kompensohen nga strukturat shtetërore dhe dëmet duhet të përballohen nga bashkitë përkatëse, nëpërmjet një fondi të caktuar.

Në rast se ka mungesë fondesh për kompensimin, bashkia i planifikon për vitin pasardhës.

Në rastin më të keq, kompensimi kryhet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Shpërndaje
Share.

Komento