Rama premton ndërtimin e banesave brenda 2020-ës, Pacolli solidarizohet me të prekurit nga tërmeti: Të gatshëm, t’ju vijmë në ndihmë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës, ku ka parë nga afër situatën në pallatin ku janë shembur dy katet e para. Kreu i qeverisë premtoi nga Durrësi, se të gjithë shtëpitë e rrënuara nga tërmeti do të ndërtohen brenda 2020-ës.

“Është situatë shumë e vështirë, por besoj që do t’ia dalim. Ajo që nuk bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që humbën jetën.

Kemi shumë të plagosur, pjesa më e madhe me plagë të lehta. Kemi gatishmëri për t’i çuar edhe jashtë.

Është një super skuadër, janë të përgatitur të gjitha ekipet. Me njerëzit që janë jashtë kemi vendosur ti akomodojmë në hotele sepse nuk mund të rrinë në çadër në dimër.

Në momentin kur ndodh krizë e tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport të gjitha vendet. Banda 2020 besoj do i kemi futur të gjithë në shtëpia”, tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacollin. Ky i fundit ka shprehur solidarizimin e popullit të Kosovës. Më tej Pacolli ka thënë se qeveria kosovare është e gatshme t’u vijë në ndhmë atyre që kanë nevojë për shërim dhe strehim.

“Populli i Kosovës solidarizohet. Unë personalisht, ne të gjithë jemi duke punuar dhe besoj se që nga dje është bërë punë. Ne jemi të gatshëm t’ju vijmë në ndihmë të plagosurve, ata që kanë nevojë për shërim dhe ata që kanë mbetur pa strehim. Ne jemi gati dhe vetëm të koordinohemi”, u shpreh Pacolli.

Shpërndaje
Share.

Komento