Shqipëria në NATO, Xhaçka: “Anëtarësimi, rikthim në shtëpi”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ceremoninë kushtuar 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka  ka komentuar rolin e aleancës strategjike në vendin tonë.

Xhaçka u shpreh se për shqiptarët, NATO është një rikthim në shtëpi.

Për të përmbushur detyrimet e tona si vend anëtar i Natos. Për shqiptarët NATO është aleanca që i solli lirinë në Kosovë, 20 vjet më parë. Për shqiptarët anëtarësimi në NATO ishte një rikthim në shtëpi. 10 vite më parë më kujtohej kur diskutohej mbështetja e NATO-s për shqiptarët, shumë nuk e kuptonin se anëtarësimi kishte edhe koston e veta. Shqipëria po feston një tjetër vit të anëtarësimit në NATO. Ja kemi dalë t’i provojmë të gjithë skeptikëve që e kanë gabim”-u shpreh Xhaçka

Shpërndaje
Share.

Komento