Skip to content
Të Gjitha

Shqipëria jep “OK”, OBSH përgëzon! Ja kush do marrë pjesë në studimin klinik

· 3 min lexim

Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se për herë të parë Shqipëria është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për tu bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar për të optimizuar protokollin e trajtimit të pacientëve pacientëve me koronavirus.

Kjo deklaratë u shoqërua nga aludime të shumta, ku pati nga ata që u shprehën se shqiptarët po shndërrohen në kavie.

Në studimin e “Solidarity Trial” marrin pjesë 100 shtete dhe ai është një test klinik ndërkombëtar për të ndihmuar në gjetjen e një trajtimi efektiv për Covid-19, i iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe si qëllim të studiojë katër mundësi trajtimi kundër standardit të kujdesit, për të vlerësuar efektivitetin e tyre relativ ndaj Covid-19.

LEXO: “Shqiptarët si kavie”, Ja çfarë është ‘Solidarity Trial’, studimi që do kryejë OBSH në vendin tonë

Vendi ynë ka dhënë  “Ok” për pjesëmarrjen në studimin klinik, i cili përfshin pacientët në moshë të rritur me Covid-19, të hospitalizuar.

Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo

Pas përgjigjes pozitive të Shqipërisë ka reaguar edhe OBSH-ja e cila na përgëzon këtë vendim.

“OBSH-ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Studimin klinik të Solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:

– chloroquine ose hydroxychloroquine;

– lopinavir dhe ritonavir;

– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.

Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.”