Skip to content
Bota

Shpërthim në një shkollë në Pakistan, mbi 70 të plagosur dhe 7 viktima

· 1 min lexim

Një shpërthim i fuqishë ka ndodhur në një shkollë fetare në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur në Peshawar dhe sipas auotirtevev shëndetësore deri më tani numërohen 7 të vdekur dhe mbi 7o të plagosur nga mosha 20-30 vjeç.

Sipas mediave të huaja ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjejgjësinë për këtë shpërthim të ndodhur i cili ka tronditur qytetin.

Ndërkohë kujtojmë se qyteti i Peshawar, afër kufirit me Afganistanin, ka përjetuar disa dhuna, më e rëndë gjatë kryengritjes talebane në vitet e fundit.

Kjo pasi para gjashtë vjetëve persona të armatosur mësynë një shkollë ushtarake në qytet duke lënë më shumë se 150 të vdekur, përfshirë shumë fëmijë. Sidoqoftë, numri i sulmeve është zvogëluar shumë vitet e fundit.