Skip to content
Kronikë

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Bushat

· 1 min lexim

Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të një banese në fshatin Bushat të Vaut të Dejës. Behet me dije, se lenda ka plasur ne banesen e Filip Dodaj, 62 vjec.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasësë, ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 62 vjeç, është  hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.